Organizimi territorial

Fshati Dobrosht shtrihet në lartësi mbidetare 500 metra, dhe radhitet ndër fshatrat mesatarë. Fshati numëron rreth 600 shtëpi dhe rreth 5 mijë banorë.Si në shumë fshatra tjerë edhe Dobroshti i ka Bashkësinë vendore, dy xhami, dy ambulanca si dhe shumë ndërmarrje të ndryshme private ekonomike. Dobroshti ndahet në Mahallët e Lumjanëve, Trakalaçve, Haxhiallarëve, Pervisteve, Restemallarëve, Çitakllarëve dhe Fidallaret gjithashtu ende me përkushtim ruan llagapet e familjeve të cilat janë: Lumjan, Trakalaç, Çitak, Pervist, Dibran e tjera.

Dobroshti kufizohet me Nerashtin, Gllogjën, Odrin, Jelloshnikun, Përcën, Jegunofcën dhe Bjeshkët e Sharrit me Kosovën.
 

Search site

Designed by QahiliGram Inc...